Sporti

Klubi polak krenohet me Dion Gallapenin: Paraqitje e shkëlqyeshme ndaj Suedisë

09/09/2025 10:33
nga:Lorik J

Skuadra polake, Widzew Lodz është krenuar me paraqitjen mbresëlënëse të Dion Gallapenit në duelin Kosovë – Suedi.

Gallapeni i cili luan tek ky klub në Poloni, zhvilloi një paraqitje tejet të mirë në duelin ndaj Suedisë, të cilin Kosova e fitoi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi 20 vjeçar ishte më i vlerësuari i ndeshjes nga të gjitha platformat e matjeve të statistikave të futbollistëve në ndeshje.

Më poshtë keni postimin e ekipit polak:

“Një performancë e shkëlqyer nga Dion Gallapeni në përballjen ndaj  Suedisë. Gallapeni bëri një pasim vendimtar në golin e parë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes|, shkroi klubi.

/GazetaBlic Sport