Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka nisur ditën me një mëngjes pune e kafeje me qytetarët e Deçanit, i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit, u diskutua për të arriturat e deritanishme dhe projektet e ardhshme për qytetin, përfshirë ndërtimin e sheshit, rrugëve të reja dhe zhvillimin e infrastrukturës turistike.
Ramosaj u zotua se në mandatin e ardhshëm asnjë kërkesë e qytetarëve nuk do të mbetet pa u përmbushur. Ai falënderoi për mbështetjen dhe shprehu besimin për fitore më 12 tetor.


