Sporti

Zyrtare: Drilon Cenaj transferohet tek Llapi

09/08/2025 19:03
nga:Lorik J

KF Llapi ka njoftuar për angazhimin e mesfushorit me përvoje, Drilon Cenaj.

27-vjeçari ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke veshur fanellat e klubeve si FK Sarajevo (Bosnjë e Hercegovinë), Puskás Akadémia FC (Hungari) dhe Chievo Verona (Itali), ndërsa në futbollin kosovar, Cenaj tashmë është i njohur për paraqitjet e tij me Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Feronikelin ’74.

Ja njoftimi: