Sporti

Mbrojtësi i Suedisë për Rrahmanin: Mungesë e madhe për Kosovën!

09/08/2025 16:33
nga:Lorik J

Amir Rrahmani, njëherësh kapiten i ekipit të Kosovës, u lëndua në humbjen 0–4 ndaj Zvicrës dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sonte ndaj Suedisë.

Mungesa e tij u komentua edhe nga mbrojtësi suedez, Hien, i cili tha se kjo është mungesë e madhe për ‘Dardanët’, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një humbje e madhe, sigurisht. Mendoj se ata kanë një ekip të mirë futbolli dhe se gjithmonë ka lojtarë që janë të gatshëm të bëjnë një hap përpara dhe që mund të kontribuojnë me energji. Është e vështirë të thuhet se sa ndikon kjo”, tha Hien.

Kujtojmë se sonte Kosova dhe Suedia ballafaqohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaBlic Sport