Analisti politik, Blerim Burjani, ka komentuar barazinë gjinore në politikën kosovare, duke thënë se vazhdon të mbetet e mangët.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka theksuar se partitë politike edhe pas 25 vitesh ende nuk kanë arritur të krijojnë përfaqësim te drejtë gjinor.
Sipas tij, emancipimi politik i grave është i ulët, ndërsa barazia gjinore përdoret më shumë si temë retorike sesa si praktikë reale.
“Ende partitë politike në Kosovë edhe pas 25 vjetësh kanë mbetur me përfaqësim të ulët politik gjinor. Në letra flitet shumë për barazi, por realiteti mbetet ndryshe”, ka deklaruar Burjani për Gazeta Blic.
Ai theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila në parim konsiderohet parti e majtë, në praktikë nuk ka bërë ndryshime të dukshme në këtë aspekt.

“VV në letra është e majtë, por në realitet është tallava parti. Edhe partitë tjera nuk janë më të vlerësuara në këtë drejtim. Mentaliteti në politikë mbetet patriarkal”, shtoi Burjani.
Ndër të tjera, analisti vlerësoi se Vetëvendosje ka pasur mundësi të bëjë një kthesë të madhe politike në Prishtinë duke kandiduar një grua për kryetare të Komunës, që sipas tij do ta kishte me të lehtë depërtimin në balotazh.
Megjithatë, ai potencoi se as partitë tjera nuk kanë treguar vullnet më të madh në këtë drejtim./Gazeta Blic/


