Lajme

Osmani do t’i dërgojë Gjykatës Kushtetuese komente për çështjen e konstituimit të Kuvendit

09/08/2025 11:36
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë nesër Gjykatës Kushtetuese komentet lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic këshilltari për media, Bekim Kupina.

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator,” tha Kupina.

Ai theksoi se qëndrimi i Presidentes Osmani ka qenë gjithnjë i qartë: askush nuk duhet të ketë të drejtën të bllokojë institucionet, dhe ashtu, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, asnjë palë nuk mund të cënojë të drejtat e të tjerëve.

“Ashtu siç parashihet në nenin 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve,” theksoi Kupina.