Lajme

Ramosaj merr pjesë në finalen e Turnirit Tradicional në Futboll të Vogël, me rastin e 7 Shtatorit, Kushtetutës së Kaçanikut

09/07/2025 21:22
nga:G B

Kryetari i Deçanit, njëherësh kandidati i AAK-së sërish për kryetar të Komunës, Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë sot në finalen e së Turnirit Tradicional në Futboll të Vogël, të organizuar nga Aleanca e të Rinjve në Deçan, me rastin e 7 Shtatorit, Kushtetutës së Kaçanikut, raporton Gazeta Blic.

Ai u ndau mirënjohje dhe mefalje ekipeve pjesëmarrëse, teksa fitues u shpall ekipi i fshatit Lëbushë.

postimi i tij i plotë:

Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e finales së Turnirit Tradicional në Futboll të Vogël, të organizuar nga Aleanca e të Rinjve në Deçan, me rastin e 7 Shtatorit, Kushtetutës së Kaçanikut.

Në atmosferë të jashtëzakonshme sportive u bë ndarja e mirënjohjeve dhe medaljeve për ekipet pjesëmarrëse, ndërsa fitues i këtij edicioni u shpall ekipi i fshatit Lëbushë.

Faleminderit të gjithë të rinjve e sportdashësve për këtë ngjarje plot energji pozitive. Deçani ka të rinj që na bëjnë krenarë!

BR