Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takim sot me gratë e Hallaqit, ku në takim ishin prezentë edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetja Blerta Delium raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se me to ka diskutuar për problemet kryesore me të cilën përballen gratë sot, si: qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, qasja e kufizuar në arsim dhe trajnime, pabarazia gjinore, pjesëmarrja e ulët në jetën publike, etj.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, znj Vlora Çitaku, deputeten tjetër të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal Liridonin, zhvilluam një bashkëbisedim me gratë e Hallaqit me të cilat diskutuam për problemet kryesore me të cilën përballen gratë sot, si: qasja e kufizuar në tregun e punës, të drejtat pronësore, qasja e kufizuar në arsim dhe trajnime, pabarazia gjinore, pjesëmarrja e ulët në jetën publike, etj.
U zotova se sa i përket kompetencave të Komunës në mandatin e ardhshëm këto probleme do t’i adresojmë me prioritet.


