Jeton Hoti, kandidat i AAK-së për asamble komunale në Prishtinë, ka thënë se ka pranuar mesazh kërcënues në mesazhe në Facebook, nga Ukë Rafuna, babai i Jeta Rafunës, shefe e Asamblesë Komunale në Prishtinë nga radhët e LDK, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërcënimet e tilla nuk e frikësojnë dhe se për këtë do t’i ndjek rrugët ligjore.
Postimi i tij i plotë:
Ky është mesazhi kërcënues që kam pranuar sot në Messenger nga Uke Rafuna, prindi i Jeta Rafunës – shefe e Asamblesë Komunale në Prishtinë nga radhët e LDK.
Kërcënime të tilla nuk i frikësojnë qytetarët, përkundrazi tregojnë në çfarë niveli të ulët po bie komunikimi politik dhe publik.
Unë këtë rast do ta ndjek përmes institucioneve dhe ftoj opinionin publik të gjykojë vetë mbi gjuhën kërcenuese