Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar sot motoristët e Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Ai ua ka dhënë fjalën atyre se do t’ua bëjë pistën për motora, e cila mungon.
Postimi i tij i plotë:
A po bohet pista për motorista?
Zhurma e motorëve, energjia e natyrës dhe e motoristëve të Prishtinës mbizotëroi sot në takimin me Bekën. Prishtina i ka motoristët. Por, çfarë nuk ka? Pistën! Motoristët mbesin në rrugët e qytetit, pa hapësira adekuate, pa siguri e pa vizion.
Jo shpërfillje. Por respekt dhe infrastrukturë.
Beka ua dha fjalën: pista e tyre ka me u bo.


