Bashkim Ramosaj ka shpërndarë një album me foto nga vizita e tij në fshatin Strellc i Ulët, duke theksuar kënaqësinë që ndjeu në praninë e njerëzve të thjeshtë dhe punëtorë të këtij fshati, raporton GazetaBlic.
Ai shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe besimin që mori nga banorët, duke siguruar se punët e nisura po ecin përpara dhe se zhvillimi do të vazhdojë.
Ramosaj premton se më 12 tetor do të jenë bashkë fuqishëm për një fitore të mëtejshme.


