Finlanda ka kaluar në çerekfinale të Eurobasketit pas një fitore të madhe ndaj Serbisë dhe Nikola Jokiqit me rezultat 86:92.
Ylli i NBA-së, Lauri Markkanen, udhëhoqi finlandezët drejt fitores me 29 pikë.
Tre herë MVP-ja i NBA-së, Jokiq, pati më së shumti pikë në këtë takim, 33 sosh, por që nuk i mjaftuan kombëtares së tij.
Fituesit e këtij takimi në çerekfinale kanë punë me atë midis Francës dhe Gjeorgjisë.


