Sporti

Onana po largohet nga Manchester United, po transferohet në Turqi

09/06/2025 21:37
nga:Mergim Rreci

Portieri kamerunas i Manchester United, Andre Onana, mund të transferohet në Turqi te Trabzonspor.

Klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim, por vendimi përfundimtar i takon vetë Onana nëse dëshiron ta pranojë transferimin.

Trabzonspor ka nevojë për një portier pas shitjes së Ugurcan Cakir te Galatasaray dhe shpreson që Onana ta zëvendësojë atë. Transferimet në Super Lig turke mbeten të hapura deri më 12 shtator, edhe pse afatet e shumicës së ligave evropiane janë mbyllur.

Onana ka humbur vendin e titullarit te Manchester United pas një sezoni të vështirë 2024/25 dhe tani është zëvendësuar nga Altay Bayindir. Ai luajti vetëm në Carabao Cup, ku pati paraqitje të dobët në humbjen ndaj Grimsby për penallti.

Për më tepër, Manchester United bleu portierin e Antwerp, Senne Lammens, gjë që ka ulur edhe më shumë shanset e Onana për të startuar ndeshjet e radhës.