Sporti

Portugalia e demolon Armeninë, Anglia e kryen detyrën ndaj Andorrës

09/06/2025 19:52
nga:Mergim Rreci

Portugalia e ka nisur mbarë misionin kualifikues në Kupën e Botës.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez triumfoi me rezultat 0 me 5 ndaj Armenisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, Joao Felix poashtu dy, kurse një tjetër e realizoi Cancelo.

Fitore siguroi edhe kombëtarja e Anglisë, e cila e mposhti Andorrën, duke triumfuar me rezultat 2 me 0.

Një autogol i Garcia dhe një gol i Rice, i dhanë fitoren ‘Tre Luanëve’ në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/