Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjilbratar – Shqipëri.
Pjesa e parë e duelit miqësor përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja kuqezi zhvilloi një paraqitje të dobët, sidomos në fazën e sulmit, ku krijoi shumë pak, për të mos thënë asgjë në 45 minutat e parë.
Kjo ndeshje po luhet në Gjilbratar, teksa Sylvinho aktivizoi nga minuta e parë miks lojtarësh, me përvojë dhe të rinj.
/GazetaBlic Sport


