Sporti

Bayern Munich tentoi transferimin e Cody Gakpo

09/04/2025 15:57
nga:Mergim Rreci

Cody Gakpo ka pranuar se këtë verë kishte interes specifik nga Bayern Munich.

Holandezi pati një sezon të fortë 2024-25 për Liverpoolin, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë shtatë asiste në 49 paraqitje.

Që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në janar 2023, Gakpo ka bërë 131 paraqitje për Liverpoolin.

Anësori zbuloi për ESPN se si Bayern u përpoq ta nënshkruante atë, por në fund bavarezët iu drejtuan Luis Diaz.

“Nga sa kuptoj, pati interes nga (Bayern), por në fund ata blenë Luis Diaz. Kjo është mirë. Sigurisht, unë vetë e kam përjetuar ndryshe. Një afat i tillë transferimesh mund të jetë kaotik dhe stresues për lojtarin dhe të gjithë përreth tij. Kjo nuk më shqetëson më”, komentoi Gakpo.

“Është e vështirë sepse po ndodhin shumë gjëra. Klube të tjera vijnë tek ty, por ti mund të duash të qëndrosh në të njëjtin klub. Secili e përballon në mënyrën e vet, por është sigurisht e vështirë. Nëse e ardhmja është e pasigurt, atëherë do të jetë një histori shumë e vështirë”, shtoi holandezi.

/GazetaBlic Sport/