Sporti

Arnold: Largimi nga Liverpool ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime

09/04/2025 14:16
nga:Mergim Rreci

Trent Alexander-Arnold i tha GQ Spain se vendimi për t’u larguar nga Liverpooli ishte një nga më të vështirët e jetës së tij.

“Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. Liverpooli është shtëpia ime, më bëri ai që jam. Por Madridi më dukej si lëvizja e duhur në kohën e duhur”, tha Alexander-Arnold.

“Ishte një ambicie dhe një dëshirë personale për një ndryshim. Të testoja veten në një mjedis të ri. Sigurisht, trashëgimia e Real Madridit është e pamohueshme. Por ajo që më tërhoqi edhe më shumë ishte ambicia dhe dëshira ime për të testuar veten në një mjedis të ri”, vazhdoi ai.

“Është një sfidë, por e pranoj. Të luash në Bernabeu është e shenjtë. Ndjen peshën e fanellës, por kjo është ajo që të bën të japësh gjithçka nga vetja”, shtoi ish-lojtari i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/