Ditën e mërkurë, në Tetovë janë sulmuar fizikisht dy nxënës të shkollës ekonomike, një grup maqedonas.
Në lidhje me këtë rast për GazetaBlic, është deklaruar ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari.
Ai tha se qytetarët shqiptarë në Maqedoni janë të pambrojtur.
“Në Tetovë janë sulmuar verbalisht dhe më pas janë rrahur dy të rinj shqiptarë sepse sipas agresorëve bëjnë problem që janë shqiptarë…Përveçse dënoj këtë krim, përveçse kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj në të gjithë institucionet ndërkombëtare të marrin në mbrojtje popullin tonë që aktualisht është i pa përfaqësuar dhe i pambrojtur në këtë shtet!”, tha Taravari për GazetaBlic.
Tutje i pyetur nga GazetaBlic, se a janë të sigurt shqiptarët në Maqedoni të Veriut, ai tha se situata është e mjerueshme.
“Me këtë qe ndodh, duket situata e mjerueshme”, pohoi ai./GazetaBlic/


