Lajme

Katër të lënduar nga një aksident mes vetures dhe autobusit në kryeqytet

09/04/2025 09:22
nga:Sh R

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një veture dhe një autobusi në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

Tutje ai bëri me dije se “të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.