Spanja do të përballet nesër me Bullgarinë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Luis de La Fuente, trajneri i Spanjës, zbuloi recetën e tij për të mposhtur bullgarët në konferencën e sotme për shtyp: “Mbaje topin, dil shpejt dhe krijo raste pa lënë pas dore kundërshtarin, sigurisht. Qasja jonë ekipore është mbi çdo qasje individuale dhe ne e dimë se për çfarë duam të luajmë.”
“Lamine është një djalë i mrekullueshëm dhe shumë i pjekur, dhe ajo që po bëjmë këtu është ta ndihmojmë të përparojë. Talenti i futbollit i Lamine Yamal është tashmë i njohur në të gjithë botën.”
Bullgaria dhe Spanja takohen nesër nga ora 20:45 në Vasil Levski.
/GazetaBlic Sport


