Sporti

Zyrtare: Dion Krasniqi huazohet tek Sandviken

09/03/2025 18:54
nga:Lorik J

Futbollisti i talentuar kosovar, Dion Krasniqi është huazuar te Sandviken.

Futbollisti i cili ka kontratë me Elfsborg ka arritur marrëveshje me klubin suedez, Sandviken për t’u huazuar për një sezon, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi po huazohet te Sandviken, të cilët janë të 11 në ligën suedeze.

Kujtojmë se Dion Krasniqi më parë luajti edhe për shpresat e Kosovës U21.

/GazetaBlic Sport