Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit.
Mbrojtësi i njohur kosovar, Arbër Prekazi thotë se është mjaft optimist për këtë duel, pasi Kosova ka një përbërje mjaft të mirë, e Zvicra nuk ka formë të larta në duelet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Jam shumë optimist për këtë ndeshje, luajmë kundër një përfaqësuese shumë të fortë, por që në 6 ndeshjet e fundit zyrtare nuk ka fituar as njërën nga to (4 humbje e 2 barazime) , e kur kësaj i shtohet forma e mirë e Kosovës në ndeshjet e fundit, lista e lojtarëve të thirur nga Franco Foda dhe forma e lojtarëve tonë, atëherë normale është që pritshmëritë të jenë që të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim”, tha Prekazi për ‘GazetaBlic Sport’.
Prekazi tha se shpreson që këto kualifikime të realizojnë ëndrrën e çdo shqiptari për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
“Shpresojë të vazhdojmë fuqishëm ëndrrën e çdo shqiptari për kualifikim në Botëror”, përfundoi ai.
Kosova ndodhet në grupin B, bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
/GazetaBlic Sport/


