Sporti

Ernesto Valverde është suspenduar për 4 ndeshjet e ardhshme në La Liga, shkak sjelljet josportive ndaj Betisit

09/03/2025 17:13
nga:Lorik J

Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, është pezulluar për 4 ndeshje në ligën spanjolle, raporton Eurosport.

Trajneri u përjashtua në ndeshjen e raundit të 3-të të La Ligës kundër Real Betis (2:1) për shkak të sjelljes së tij. Ai mori 2 ndeshje për protesta dhe 2 të tjera për shfaqje mosrespekti.

Në të njëjtën ndeshje, portieri zëvendësues Alex Padilla u përjashtua gjithashtu për hedhjen e topit në fushë. Ai u pezullua për 3 ndeshje.

Në 4 ndeshjet e ardhshme të La Ligës, Athletic do të përballet me Alaves (13 shtator), Valencia, Girona dhe Villarreal.

/GazetaBlic Sport