Alejandro Balde ka pësuar një dëmtim të vogël në kofshën e këmbës së majtë, siç njoftoi klubi në rrjetet sociale këtë të mërkurë.
Barça nuk ka specifikuar se sa kohë do të mungojë, por ka lënë të kuptohet se progresi i tij do të përcaktojë rikthimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Vlen të kujtohet se mbrojtësi i krahut pati një pengesë ndaj Leganés prillin e kaluar në atë zonë, kur pësoi një dëmtim distal në kofshën e majtë që bëri që të humbiste finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
❗ COMUNICADO MÉDICO
▶ Alejandro Balde ha sufrido una pequeña lesión en el bíceps femoral de la pierna izquierda durante el entrenamiento de hoy. Su evolución marcará su disponibilidad pic.twitter.com/vpuh7mgITM
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 3, 2025


