Sporti

Juventusi intensifikon bisedimet për zgjatjen e kontratës së Yildiz

09/03/2025 11:23
nga:Mergim Rreci

Juventusi po punon për të zgjatur kontratën e Kenan Yildiz dhe sipas Tuttosport, mund të ketë një takim të ri midis drejtuesve të klubit dhe babait të sulmuesit midis ndeshjeve në shtëpi kundër Interit dhe Borussia Dortmund këtë muaj.

Juventusi është i interesuar të zgjasë kontratën e Yildizit deri në vitin 2030, sipas raportit të fundit nga Tuttosport.

Kontrata aktuale e 20-vjeçarit në Torino skadon në vitin 2029, por Juventusi ka punuar për një marrëveshje të re për muaj të tërë, veçanërisht pasi refuzoi ofertat nga Arsenali dhe Chelsea në qershor.

/GazetaBlic Sport/