Lajme

Çitaku: Kurti dëshmon në gjykatë kundër Klinakut, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë për aferat milionëshe të vartësve të tij

09/03/2025 10:59
nga:G B

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas paraqitjes së Kurti sot në gjykatë, në cilësinë e të dëmtuarit, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se ai shkon për të dëshmuar kundër Klinakut, për një status në Facebook, ndërsa kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.

Postimi i saj i plotë:

Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook.

Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.

Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë.