Barcelona ka nënshkruar një kontratë me markën teknologjike Midea, logoja e së cilës do të vendoset në fanellën e katalanasve.
Falë kësaj marrëveshjeje, e cila është për një periudhë 5-vjeçare, “blaugranët” do të marrin 60 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Logoja e kompanisë, e cila është e njohur në të gjithë botën për prodhimin e kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera elektrike, do të shfaqet në mëngën e fanellës së Barcelonës duke filluar nga sezoni 2025/2026.
Në vitet e fundit, Barcelona nuk ka pushuar së kërkuari kontrata fitimprurëse sponsorizimi që do të garantonin financa shtesë për klubin, i cili ka pasur probleme me regjistrimin e lojtarëve të rinj për njëfarë kohe.
/GazetaBlic Sport/


