Lajme

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në muajin gusht në Fushë Kosovë

09/03/2025 10:06
nga:N K

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti të datës 20 gusht në Fushë Kosovë.

Njoftimi:

Fushë Kosovë / 20.08.2025-07:10. Me datën 02.09.2025 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Viktima ishte aksidentuar me datën e cekur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.