Lajme

Edita Tahiri vlerëson deklaratën e kryeministrit kroat: Qeveria Kurti ka heshtur ndaj sulmit në Banjskë

09/02/2025 19:13
nga:Genita C

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri ka vlerësuar lartë deklaratën e kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, në Forumin e Bledit, ku ai kritikoi Bashkimin Europian për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë, raporton GazetaBlic.

Tahiri theksoi se qeveria Kurti ka mbajtur heshtje për këtë çështje, ndërkohë që Kosova u sulmua dhe u ndëshkua.

Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e Aleancës strategjike Kosovë – Kroaci, e cila ishte vendosur gjatë vizitës së saj në Kroaci në vitin 2012, si zv.kryeministre për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.