Lajme

Njohësi i Kushtetutës: ‘Tre opsionet si mund të përgjigjet Kushtetuesja për ankesën e Listës Serbe’

09/02/2025 17:38
nga:Y I

Lista Serbe ditë më parë ka njoftuar se ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Në njoftimin e tyre për media thuhet se presin nga Kushtetuesja të reagojë dhe të marrë masat e nevojshme.

Në lidhje me këtë çështje dhe se çfarë vendimi pritet të marrë kjo Gjykatë ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Baraliu renditi tre opsionet se si mund të veprojë Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin në fjalë.

“Mund ta refuzoj kërkesën e asaj partie politike, si kundërkushtetuese ose të pabazuar, mund t’u japë të drejtë këtyre që pretendojnë se Kuvendi është i konstituuar dhe e treta mund të jetë mundësia e vendimarrjes së tyre që Kuvendi megjithatë në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të nenit 67 dhe paragrafit 6 të po këtij neni nuk është konstituuar dhe se duhet të përsëritet procesi sa i përket zgjedhjes së ketyre dy nënkryetareve të komuniteteve ose të paktën njërit nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, pakicë” tha Baraliu në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Mazllum Baraliu- Njohës i çështjeve Kushtetuese!

Lëvizja Vetëvendosje si partia e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit i dha mbështetje për nënkryetar Kuvendi, Nenad Rashiq nga komuniteti serb.

Pas kësaj, Lista Serbe, dërgoi ankesë në Kushtetuese ku theksoi se ‘ka shkelje të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvenit të Kosovës’.

“Anëtarët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë. Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe populli serb nuk është në gjendje t’i ushtrojë të drejtat e garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sundimin e ligjit, si dhe të drejtat e popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi” u tha në njoftimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Lista Serbe e dërgon çështjen e nënkryetarit të Kuvendit në Gjykatë Kushtetuese