Ilkay Gundogan, i cili nuk e fshehu entuziazmin dhe krenarinë e tij në fillim të kësaj aventure të re, ndau fjalët e tij të para si lojtar i Galatasarayt.
Mesfushori i cili mbërriti nga Manchester City, foli me gazetarët në aeroport: “Jam shumë i emocionuar. Gjithmonë kam qenë një tifoz i madh i Galatasarayt, e gjithë familja ime është. Gjithmonë e kam ndjekur ekipin dhe kjo është një ditë krenarie e madhe për ne”, tha ai.
“Galatasaray është ëndrra ime e fëmijërisë. Gjithmonë e kam imagjinuar të vesh këtë fanellë dhe ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë. Nuk mund ta përshkruaj lumturinë që ndiej tani. Për mua dhe familjen time, është një burim gëzimi dhe krenarie”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


