Sporti

“Për vendin tim zemrën në fushë e lë”, dy prurjet e reja, Avdullahu e Hoxha prezantohen te Kosova

09/02/2025 11:06
nga:Mergim Rreci

Dy ardhjet më të reja, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha janë prezantuar si lojtarë të Kombëtares së Kosovës përmes një video-klipi të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Avdullahu, në mesazhin e tij tha se zemra i ka thënë që ta përfaqësojë Kosovën. Ai shtoi se për Kosovën, do ta lë zemrën në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë me përfaqësu vendin tim, Kosovën. Për vendin tim, zemrën në fushë e lë. Forca Kosova”, tha ai.

Në anën tjetër, Veldin Hoxha, tha se është nder që ta përfaqësojë vendin e tij, duke shfaqur edhe emocion në paraqitjen vizuele.

“Unë jam Veldin Hoxha, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është një nder ta përfaqësoj vendin tim, Kosovën. Forca Kosova”, tha lojtari i Rubin Kazanit.

/GazetaBlic Sport/