Isen Berbatovci, kandidati për Asamblenë Komunale nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Fushë Kosovës, ka njoftuar se prioriteti i tij do të jetë ndihma për të gjithë komunitetet pa dallim, raporton GazetaBlic.
Berbatovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka treguar për vizionin e LDK-së, ku thotë se do të ndërtojnë Stadiumin në Kuzmin, mbi kalimin e hekurudhës e shumë projekte tjera.
Tutje ai thotë se rinia jonë meriton hapësira ku ëndrrat bëhen realitet.
Postimi i plotë:
Fushë Kosova është qyteti ynë, qyteti i mundësive dhe i së ardhmes.
Por ne ende nuk kemi hapësirat që na duhen për një jetë më të mirë.
Kur diaspora kthehet në verë, qyteti mbushet plot. Dhe ne nuk kemi një shesh të denjë për energjinë që përcjellë qyteti ynë, andaj, do të ndërtojmë Sheshin ‘Nëna Terezë’ – zemrën e re të Fushë Kosovës.
Sot, Fushë Kosova është i vetmi qytet i madh pa një Qendër Kulture. Nuk ka një vend ku rinia të zhvillojë artin, muzikën, teatrin, ekspozitat.
Me votën tuaj, do të ngrejmë ‘Qendrën e Kulturës’ – një shtëpi për rininë dhe traditat tona.
Çdo ditë, hekurudha e ndan qytetin tonë, duke krijuar bllokada dhe rrezik për fëmijët, prindërit dhe të moshuarit.
Do të bëjmë mbi-kalimin e hekurudhës – që Fushë Kosova të jetë më e lidhur, më e sigurt dhe më funksionale.
Fushë Kosova është qytet i të gjithëve. Prandaj, prioriteti im do të jetë ndihma për të gjitha komunitetet, pa dallim. Sepse bashkëjetesa është forca jonë më e madhe.
Fushë Kosova ka shumë të rinj me talent sportiv, por që sot nuk kanë infrastukturë sportive adekuate ku të zhvillohen.
Për këtë arsye, do të ndërtojmë Stadiumin në Kuzmin – duke dhuruar personalisht unè 10 ari tokë.Sidomos per minoritete Hashkali.Egjiptian Rom.
Sepse rinia jonë meriton hapësira ku ëndrrat bëhen realitet.
Ky është vizioni i LDK.sè me Kryetarin Besnik Osmanin për Fushë Kosovën – Votone nr 15 do te behet një qytet modern, me shesh, kulturë, siguri dhe sport.
Me votën tuaj, këto nuk do të mbeten premtime. Do të jenë projekte që do t’i bëjmë realitet, së bashku.


