Lajme

Mbushës telefoni, kufje| Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë

09/02/2025 08:52
nga:G B

Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

“Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:

  • Mbushës telefoni – 1250 copë
  • Koka mbushës telefoni – 5750 copë
  • Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, thuhet në komunikatë.

Komunikatë për media

Parandalohet hyrja e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë

Prishtinë, 2 shtator 2025 –gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:

  • Mbushës telefoni – 1250 copë
  • Koka mbushës telefoni – 5750 copë
  • Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë

Mallrat kane permbajtur dy paketine ku ne paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishim te cekura, derisa pas hapjes verehet se paketimi permbante brende te falsifikuara.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në përputhje me kompetencat e saj.