Lajme

“Gabim teknik nga stafi im”, Basha thotë se nuk bisedoi me presidenten për formimin e qeverisë, siç u shkrua në komunikatën për media

09/01/2025 14:04
nga:N K

Në një konferencë për media, i pari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se në komunikatën që u lëshua pak më parë nga stafi i tij ka ndodhur një gabim, pasi që sipas tyij me Presidenten Osmani ata nuk kanë diskutuar për forminin e qeverisë .

“Stafi im ka bërë një gabim në komunikatë dhe ka shkruar pa miratimin tim njoftimin që e kanë bë. Aty nuk ka pasë diskutim tjetër përveç njoftimit që ja kam bë. Unë stafit ju kam thënë me lëshua një komunikatë që ka me qenë takim njoftues, ata e kanë shkrua një komunikatë tjetër. Kërkoj ndjesë por ky është një lëshim, i vetmi diskutim që ka qenë ka qenë njoftimi im për presidenten për atë se çka ka ndodhë dhe arsyetim mbrapa vendimeve qe kemi marrë”, tha Basha.