Lajme

Basha thotë se dështoi mbledhja e kryesisë së Kuendit për shkak të mungesës së kuorumit

09/01/2025 13:28
nga:N K

Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se është pamundësuar mbledhja e kryesisë për shkak të mungesës së nënkryetarëve nga PDK dhe LDK.

Ai para gazetarëve tha se nënkryetarët e dy subjekteve politike nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje, që për rrjedhojë s’ka pasur kuorum dhe ka dështuar mbledhja.

“Në këtë mbledhje të Kryesisë nuk kanë marrë pjesë dy nënkryetarët nga subjektet politike PDK-LDK, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Rrjedhimisht nuk kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë, përveç mbledhjes ai ka thënë se meqë Kuvendi ka kryetarin dhe katër nënkryetarët, ka kuorum për të vazhduar punën.

“Unë si kryetar është dashur ose t’i ndalojë punimet ose të vazhdojë punën. Unë kam vlerësuar që Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. Unë kam përgjegjësi ta funksionalizojë Kuvendin”, deklaroi Basha.