Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet pa pjesëmarrjen e LDK-së dhe PDK-së

09/01/2025 13:13
nga:N K

Kryesia e Kuvendit, pritet të mbajë një mbledhje sot, me fillim nga ora 13:00.

Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Dy partitë opozitare kryesore LDK dhe PDK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Por, tashmë në mbledhje ka shkuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi.

Ndërkaq, prezentë është edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe nënkryetarja Albulena Haxhiu.