Avokati Arianit Koci, ka thënë se një nga huqjet më të mëdha politike në Kosovën e pasluftës është tentimi absurd, pesëdhjetë e katër herë, për ta bërë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se derisa ka dështuar herën e dytë, është ditur që s’do t’i merrte votat, duke shtuar se “ajo nuk u bë kryetare, shteti është në vdekje klinike, e skena politike – e çrregulluar krejtësisht.”
Koci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kurrë s’kemi qenë më të përçarë se sot dhe Lista Serbe po e shfrytëzon Kutinë e hapur të Pandorës.
Postimi i tij i plotë:
Një prej huqjeve më të mëdha politike në Kosovën e pasluftës është tentimi absurd, pesëdhjetë e katër herë, me e bërë Albulenën kryetare të Kuvendit.
Tashmë dihet, por në fakt është ditur qysh pas dështimit të dytë, se ajo nuk do t’i merrte votat.
Çdo tentim i radhës ka qenë autogoll politik monumental.
Ajo nuk u bë kryetare, shteti është në vdekje klinike, e skena politike – e çrregulluar krejtësisht.
Kurrë nuk kemi qenë më të përçarë se sot, dhe për më tepër, ky veprim e ka hapur edhe Kutinë e Pandores. Mjafton të shikoni se si po e shfrytëzon Lista Serbe.
Sidoqoftë, do të ishte mirë që ndonjëri prej bashkëpunëtorëve të Albinit – nëse ka mbetur dikush që guxon – t’ia thotë këtë të vërtetë në sy.


