Lajme

Imri Ahmeti publikon pamje nga riasfaltimi i rrugës “Vehbi Kozhani”

08/31/2025 19:55
nga:Lorik J

Punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Lipjanit po vazhdojnë me intensitet. Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Imri Ahmeti ka njoftuar sot për ecurinë e riasfaltimit në fshatin Ribar i Madh.

Ai ka bërë të ditur se rruga kryesore “Vehbi Kozhani” tashmë është riasfaltuar dhe po i jep fshatit një pamje të re.

“Në fshatin Ribar i Madh, ndërkohë që po vazhdojnë punimet në riasfaltimin e rrugës kryesore. Rruga “Vehbi Kozhani” ka marrë një pamje fantastike!”, ka shkruar Ahmeti.