Sporti

Milan synon transferimin e Rabiot në orët e fundit të merkatos

08/31/2025 10:51
nga:G B

Milan dëshiron një tjetër mesfushor para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Kuqezinjët janë venë pas futbollistit francez, Adrien Rabiot.

Traneri Maximiliano Allegr e njeh mirë 29-vjeçarin, pasi ka punuar bashkë te Juventusi, dhe dëshiron të ketë përsëri në urdhërat e tij.

Marseille ka vendosur një çmim prej 15 milionë euro për Rabiot, e kjo nuk shihet problem nga drejtuesit e Milanit.

Bisedimet për kushtet personale mes kuqezinjëve dhe agjentit të francezit kanë nisur dhe pritet të arrijnë marrëveshje në orët e fundit të merkatos.