Është lokalizuar zjarri që e kaploi lagjen “Pajtimi” në Shtime, ku u lënduan katër persona.
Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.
Veseli më herët bëri të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta, teksa shtoi se zjarri kishte shpërthyer në afërsi të shtëpive të banimit.
Katër të lënduar nga zjarri në Shtime, Policia: Ndodhet afër shtëpive të banimit, paraqet rrezik


