Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar familjen e kandidatës për Kuvendi Komunal, Erona Ademi, raporton GazetaBlic.
Ahmeti thotë se biseduan për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes për Gadimen.
Postimi i plotë:
Sonte vizituam familjen e kandidates sonë për Kuvendin Komunal, Erona Ademi.
Në prani të familjes Ademi, miqve dhe të ftuarve, biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes për Gadimen.
Me këtë rast, kërkova angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë të pranishmëve për Eronën.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!