Lajme

Totaj: Vetëm 1 vit e punës tonë në Prizren nuk krahasohet me qeverisjen e Haskukës dhe VV-së

08/29/2025 14:35
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se puna e bërë gjatë një viti në Prizren është më e madhe sesa katër vitet e qeverisjes së kaluar.

Ai u shpreh se qytetarët tashmë po e shohin dallimin përmes projekteve konkrete në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim urban.

“Veç për 1 vit kemi kry punë në Prizren sa VV dhe Mytaher Haskuka s’ka mujt për 4 vjet,” tha Totaj, duke e vënë në pah kontrastin mes qeverisjes aktuale dhe asaj të mëparshme.

Ai shtoi se administrata e tij do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të përfunduar projekte të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i transformimit të Prizrenit modern 2025-20219.