Lajme

Kurti shmanget kur pyetet për dorëheqjen e Liburn Aliut: S’është as vendi e as koha për këtë çështje

08/29/2025 11:36
nga:N K

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’ka pranuar që të përgjigjet për dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozita drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk është as vendi e as dita për të folur për një çështje të tillë.

“Nuk është as vendi, as dita për këtë”, tha ai.

Kurti këto komente i bëri gjatë homazheve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.