Lajme

Pritjet kufitare: Gjysmë ore për të hyrë e dalë nga Kosova

08/29/2025 07:42
nga:N K

Për të hyrë e për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare të vendit, po pritet deri në gjysmë ore.

Nga 30 minuta pritjet për të dalë nga Kosova vijojnë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Sakaq, bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritet po aq shënohen edhe për të hyrë në vend përmes pikëkalimit kufitar të Jarinjes.