Lajme

Gashi: Eshtë koha t’i jepet fund bllokadës, kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit!

08/28/2025 19:12
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me ngërçin institucional në vend.

Gashi thotë se ‘Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar’.

Ai thotë se është koha t’i jepet fund këtij bllokimi pasi sipas Gashit kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit, po kërcënon të ardhmen dhe po e bllokon zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës.

“VV duhet ta dijë se kompromisi është baza e demokracisë.Duhet ta dijë se zhbllokimi i institucioneve është detyrë politike dhe patriotike.Dhe duhet ta dijë se, nëse dështon t’i bëjë këto si partia e parë në rezultat zgjedhor, atëherë ka obligim të krijojë gjendjen që vendimmarrja t’u kthehet qytetarëve të vendit” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Frika nga dalja në opozitë, frika nga shkuarja në zgjedhje dhe frika nga marrja e vendimeve po e mbajnë vendin të bllokuar.

Kjo gjendje po e rrezikon esencën e shtetit, po kërcënon të ardhmen dhe po e bllokon zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës.

Është koha t’i jepet udhë këtij bllokimi!

VV duhet ta dijë se kompromisi është baza e demokracisë.

Duhet ta dijë se zhbllokimi i institucioneve është detyrë politike dhe patriotike.

Dhe duhet ta dijë se, nëse dështon t’i bëjë këto si partia e parë në rezultat zgjedhor, atëherë ka obligim të krijojë gjendjen që vendimmarrja t’u kthehet qytetarëve të vendit.