Lajme

LAJMI I FUNDIT: AAK e përjashton Adem Hoxhën nga Grupi Parlamentar

08/28/2025 12:09
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, raporton GazetaBlic. 

Burime të GazetaBlic, brenda Aleancës bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas situatës së krijuar në seancën e fundit parlamentare, ku votimi i tij ka qenë në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Ndryshe, Hoxha kishte votuar për kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar Kuvendi, çka ka rënë ndesh me qëndrimin e Grupit Parlamentar të AAK-së.

Adem Hoxha i ishte bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së në prill.