Deputeti nga radhat e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook për zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetarë i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Basha që kriminalizon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vlerësuar më shumë nga Kurti se sa Shqipe Selimi, Glauk Konjufca e Saranda Bogujevci.
“Tash e katër muaj ne kërkojmë nga Albin Kurti: vendose një emër kredibil, një atdhetar, një personalitet me gravitet patriotik, një person depolarizues, unifikues, një emër që ishte dhe e do UÇK-në. Ne menduam se do ta vendoste Shqipe Selimin! Por, Albini vendosmërisht tha: Dimal Basha! Dimal Basha, që e kriminalizon UÇK-në, që citon Dick Martyn, që e përhap narracionin serb për financimin e UÇK-së është më i vlerësuar nga Kurti sesa Shqipe Selimi, Glauk Konjufca dhe Saranda Bogujevci!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Ngritja e Dimalit, fillimi i rënies së Kurtit
Tash e katër muaj ne kërkojmë nga Albin Kurti: vendose një emër kredibil, një atdhetar, një personalitet me gravitet patriotik, një person depolarizues, unifikues, një emër që ishte dhe e do UÇK-në.
Ne menduam se do ta vendoste Shqipe Selimin!
Por, Albini vendosmërisht tha: Dimal Basha!
Dimal Basha, që e kriminalizon UÇK-në, që citon Dick Martyn, që e përhap narracionin serb për financimin e UÇK-së është më i vlerësuar nga Kurti sesa Shqipe Selimi, Glauk Konjufca dhe Saranda Bogujevci!
Tani Kurti nuk mund të fshihet më mbrapa Glaukut, i cili shërbeu si mburoja e fundit e tij.
Ajo u rrënua në momentin që ne e demaskuam, përmes jetësimit të një zotimi publik.
Votimi i Dimalit si kryeparlamentar dhe largimi i Liburnit e bëjnë të pamundur që Albini të fshihet edhe më tej prapa politikës anti-UÇK.
Prandaj, nuk mundesh me qenë kundër Albin Kurtit dhe po ashtu kundër Dimal Bashës kryeparlamentar.
Vetëm kështu merr formë e vërteta për Albin Kurtin!
Dimali është përfaqësimi më autentik i politikës së Albin Kurtit.
Tashmë të gjithë e kanë të qartë: ngjitja e Dimalit në shkallët e Kryetarit të Kuvendit është fillimi i rrëzimit të iluzionit për Lëvizjen Vetëvendosje!


