Lajme

Dy persona arrestohen për kalim ilegal të kufirit në Kosovë

08/28/2025 09:02
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit ditor të PK-së, njëri nga të arrestuarit është shtetas i Kosovës, ndërsa tjetri shtetas i Serbisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri kosovar e tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.