Lajme

Gaxherri për Dimal Bashën: Deklaratat e tij për UÇK-në nuk janë befasi – E zhgënjyer për nëpërkëmbjen që po i bëhet Kosovës

08/27/2025 20:57
nga:Sh R

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas një shkrimi të kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, që më 2012 e portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë të lidhur me botën e krimit, raporton GazetaBlic.

Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se po të zbulohej ndonjë kontribut apo vlerë për Dimal Bashën do ishte habitur, por shton se të dëgjojmë deklarata të tilla nuk është befasi.

“Po të zbulohej ndonjë, kontribut apo vlerë për Dimal Bashen, sigurisht se do ishim habitur, si nuk i paskemi njohur punën Dimalit për Kosovën por… të dëgjojmë deklarata e vlerësime të tilla për mua dhe për shum shqiptar nuk janë fare befasi”, tha ajo.

Tutje, ajo thotë se me këtë gjë tani le të merren ata që e sollën në krye të tempullit të demokracisë dhe ata që e degraduan Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe vetë Kosovën.

Gaxherri thotë se ndjehet e zhgënjyer për mundin e gjakun që u dha për këtë vend e sot ta shohim e ta përjetojmë këtë nëpërkëmbje të Kosovës.

“LDK nuk e votoj kryetarin aktual të kuvendit. Le të meren me këtë soi ata qe e sollën në krye të tempullit të demokracisë, ata qe e cenuan, degraduan, Kuvendin e Republikës së Kosovës e vetë Kosovën. Jam e zhgënjyer, për punën, mundin e gjakun qe u dha për këtë vend, e sot ta shofim e ta përjetojmë këtë nëpërkëmbje të Kosovës. Këtë gjendje duhet ta sanoj vota e qytetarëve”, përfundoi ajo për GazetaBlic.